Arrestohen katër persona në Pejë, vidhnin kafe në venin e punës dhe e shitnin

Katër persona janë arrestuar mbrëmë në Komunën e Pejës.

Policia ka njoftuar se në fshati Qyshk të Pejës janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj, pasi tre nga ta në vazhdimësi kishin vjedhur kafe nga një depo pronë e ankuesit mashkull K/Shqiptar ku ishin duke punuar ata.

“Kafen e vjedhur e kishin shitur tek i dyshuari i katërt”, thotë Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje dhe vepra është klasifikuar si ‘vjedhje e rende’. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme