Policia e Kosovës, ka arrestuar 3 persona, 2 prej tyre të mitur, në Pejë në fshatin Raushiq, për një grabitje me armë që ka ndodhur më 3 gusht.
“Me të marrë informatën ka shkuar në vendngjarje, dhe sipas viktimës, derisa ishte duke udhëtuar me veturë e ka vërejtur një pengesë në rrugë i njëjti ndalon për ta larguar pengesën, aty kanë dalë të dyshuarit ku njëri nga ta kishte një armë në dorë dhe nën kanosje ka grabitur çantën në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro dhe 100 franga, duke u larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.
Viktima e rastit është goditur disa herë nga të dyshuarit, ka pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut ka pësuar lëndime të lehta.
“Policia e Kosovës, njësiti Rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 8 gusht 2019 ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë 3 persona të dyshuar për grabitje të armatosur. Nga këta 2 persona janë ta mitur”, thuhet tutje.
Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve dhe për personin e mitur 24 orë, ndërsa për njërin nga personat e mitur është liruar në procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.