Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, trafikonte armë nga Shqipëria në Angli! Ja ku u gjet pistoleta e ndarë në pjesë

20-vjeçari i shpallur në kërkim për trafik armësh nga Shqipëria në Angli është arrestuar nga policia e Tiranës.


Uniformat blu bëjnë me dije se i riu me iniciale R A., 20 vjeç, u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit Jurgen Suca, 26 vjeç, dhe Segest Meti., 20 vjeç, (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli.

NJOFTIMI

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit:

•R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë të fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme