Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftojnë se pjesëtar të saj nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar, dje (4-shtator) rreth orës 19:30, kanë privuar nga liria 30-vjeçarin Sh.F. nga Çegrani i Gostivarit, i cili më herët në rrugën “Borce Jovanovski” në Gostivar, në afërsi të një barnatore, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë një motoçikletë me targa të Gostivarit, në pronësi të banorit Xh.R.(30) nga Gostivari, skuteri është gjetur dhe është kthyer pronarit, kurse Sh.F. është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përpilohet kallëzim përkatës nga neni 235 i Kodit Penal.