Një 34-vjeçar nga fshati Inxhikovë i Shkupit është arrestuar pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe një peshore digjitale.
“Më 01.09.2026, në orën 00:05, në fshatin Inxhikovë, rrethina e Shkupit, nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar në SPB Shkup e privuan nga liria R.S. (34) nga fshati Inxhikovë”, njoftoi MPB.
Gjithashtu nga MPB njoftojnë se gjatë bastisjes në shtëpinë e 42-vjeçares A.D. nga po ky fshat, të realizuar me urdhër gjykate, ishte gjetur R.S. dhe gjatë kontrollit personal tek ai ishin gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe një peshore digjitale.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
The post Arrestohet 34-vjeçari nga Shkupi, i gjendet drogë appeared first on Alsat.



