Siç informojnë nga FSSH-ja, bëhet fjalë për një realizim jashtëzakonisht të lartë mujor, i arritur përmes përpunimit të përshpejtuar të lëndëve dhe planifikimit të kujdesshëm të mjeteve në dispozicion, me një qëllim të qartë – që pagesat ndaj të siguruarve të realizohen rregullisht dhe me dinamikë të qëndrueshme.
“Gjatë përpunimit të lëndëve është respektuar renditja kronologjike, duke i dhënë përparësi të siguruarve, kërkesat e të cilëve kanë datë më të hershme. Me këtë dinamikë, Fondi krijoi kushte që kompensimet për pushim mjekësor, e veçanërisht kompensimet për leje lindjeje, të paguhen në mënyrë të vazhdueshme dhe të rregullt. Prioritet i veçantë për pagesën e kompensimeve të lehonisë u dha me udhëzim të drejtorit të përgjithshëm të Fondit, Zlatko Perinski. Me planifikim të kujdesshëm dhe menaxhim efikas të mjeteve, gjatë muajit gusht u siguruan mbi 414 milionë denarë vetëm për kompensimet e lehonisë, pa cenuar pagesën e rregullt të detyrimeve të tjera financiare të Fondit”, njoftoi FSSH-ja.
Në njoftim thuhet se kjo qasje do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme.
“Pagesa e rregullt e kompensimeve për pushim mjekësor, me fokus të veçantë te kompensimet e lehonisë, mbetet një nga prioritetet e udhëheqjes së Fondit, paralelisht me sigurimin e stabilitetit financiar dhe përmbushjen pa pengesa të të gjitha detyrimeve të tjera ndaj të siguruarve dhe sistemit shëndetësor. Pas këtyre shifrave qëndrojnë të siguruarit dhe familjet për të cilat pagesa në kohë nënkupton siguri në një periudhë kur ajo është më e nevojshme. Prandaj, Fondi vazhdon me përmirësimin e organizimit dhe efikasitetit në punë, me një qëllim të qartë – pagesa të rregullta, kohë më të shkurtër të përpunimit dhe siguri më të madhe për të siguruarit”, theksojnë nga FSSH-ja.
The post FSSH: Në gusht u paguan mbi 623 milionë denarë për pushime mjekësore, mbi 414 milionë për lehoninë appeared first on Alsat.



