SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 64 vjeçarin K.B. nga një fshat i Tetovës i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit.
“Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (24-mars) në ora 13:00 kanë privuar nga liria 64-vjeçarin K.B. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 63-vjeçare se një ditë më parë rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk