Ylber Potera është babai i njërës prej vajzave të mitura që u ngacmuan seksualisht nga i dyshuari I.H.
Potera rrëfen për tmerrin që e kanë përjetuar ai si prind dhe vajza e tij, raporton KTV.
Sipas Poterës, i dyshuari i cili punon në një dyqan pranë shkollës “Dituria” në fshatin Llapashticë e Poshtme, ngacmonte edhe të mitura të tjera.
Ai thotë se dyqani frekuentohet shumë nga nxënësit e kësaj shkolle.
Drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollës shprehen se nuk kanë qenë në dijeni për rastet në fjalë. Drejtori i shkollës ka mohuar pretendimet e Poterës.
Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin por nuk ka dhënë shumë detaje.
© KOHA.