Arrestohet burri që dyshohet se ngacmoi katër të mitura në Podujevë, prindërit të shqetësuar (VIDEO)

Ylber Potera është babai i njërës prej vajzave të mitura që u ngacmuan seksualisht nga i dyshuari I.H.

Potera rrëfen për tmerrin që e kanë përjetuar ai si prind dhe vajza e tij, raporton KTV.

Sipas Poterës, i dyshuari i cili punon në një dyqan pranë shkollës “Dituria” në fshatin Llapashticë e Poshtme, ngacmonte edhe të mitura të tjera.

Ai thotë se dyqani frekuentohet shumë nga nxënësit e kësaj shkolle.

Drejtuesit dhe mësimdhënësit e shkollës shprehen se nuk kanë qenë në dijeni për rastet në fjalë. Drejtori i shkollës ka mohuar pretendimet e Poterës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin por nuk ka dhënë shumë detaje.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme