Arrestohet Donika Kadaj-Bujupi

Vetëvendosje përmes Facebookut ka njoftuar se në kufi me Maqedoninë, nga Policia e Kosovës është arrestuar deputetja e kësaj partie Donika Kadaj Bujupi, transmeton Koha.net.

Vetëvendosje nuk jep detaje të arrestimit por thotë ai është bërë për shkak të zhvillimeve aktuale rreth Demarkacionit.

Ky është reagimi i Vetëvendosje për këtë arrestim:

Policia ka arrestuar deputeten Donika Kadaj në kufi me Maqedoninë. Arrestimi i saj është bërë për vepra të mëhershme dhe është skandal i papranueshëm. Ky arrestim, në kohën kur paralajmërohet sjellja e demarkacionit në Kuvend, është provokim i situatës. Sjellja e këtij pushteti përballë opozitës është bërë e patolerueshme. Këto veprime të padrejta të një pushteti kriminal do ta tensionojnë situatën.

Përndjekja e deputetëve e aktivistëve të ndalojë menjëherë. Marrëveshja për demarkacionin nuk duhet të vijë në Kuvend.
Demarkacioni nuk kalon.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme