Arrestohet Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Lezhë, Pjetër Toni, si dhe tre inspektorë.
Prokuroria ka lëshuar urdhër arresti, pasi në zonën e mbrojtur të Vainit prej disa javësh po hidheshin inerte. Rasti u denoncua në një emision investigativ, i cili ishte edhe shkak i nisjes së hetimeve. Policia ende nuk ka reaguar pasi aksioni është në vijim e sipër.
Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë arrest me burg nga gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorisë pas një hetimi disa javor. Hedhja e inerteve në mënyrë të paligjshme dhe tjetërsimi i pronave në zonën e mbrojtur të lagunës Kune-Vain.



