Arrestohet e më pas lirohet personi që shiste mish gjedhi të ndaluar për konsumim nga njerëzit

“Prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimor për njerëz”, është akuza që i është vënë një personi nga Kamenica, i cili fillimisht është arrestuar e më pas liruar nga Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në Kamenicë, kur personi është kapur nga Inspektorati veterinar se po shiste mish gjedhi që është i ndaluar për konsum nga njerëzit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ishte duke transportuar mish gjedhit, i cili mish sipas inspektorit veterinar është i ndaluar të konsumohet nga njerëzit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme