Arrestohet hajduti nga Shkupi, operonte në zonën e Çairit dhe Bit Pazarit

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një hajdut që operonte në zonën e Çairit dhe Bit Pazarit, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.

“Më 13.02.2023 në ora 14:40 në rrugën “Butel” në Shkup, zyrtarë policorë nga NJPB Çair dhe Njësiti i Policisë Intervenuese në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria S.A.(39) nga Shkupi. Ai dyshohet se ka kryer një vjedhje në një ndërtesë në zonën e “Bit Pazarit” më datë 22.01.2023 dhe më 28 dhe 29.01.2023 ka kryer vjedhje të rënda në një objekt shitës dhe në një shtëpi në zonën e Çairit, ku ka marrë disa sende. Në një intervistë zyrtare në stacion, ai ka pranuar veprat. Pjesa më e madhe e sendeve të marra u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të tyre”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme