Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 20 vjeçarin B.D. nga Velesi, për shkak të dyshimit se gjatë muajit dhjetor në Kumanovë ka kryer 8 vjedhje në objekte hotelierike dhe afariste, me çrrastë ka marrë të holla dhe mjete të tjera. Personi në fjalë është dërguar në stacionin policor, ku edhe gjatë bisedës informative ka pranuar se i ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
– Advertisements –