Dje rreth orës 11:00 në rrugën Nazmi Mustafa në Prishtinë është arrestuar i biri i Sabit Gecit, Albani, i dyshuar për fajde, mëson Koha.net.
Kështu konfirmohet edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Ai është arrestuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Derisa është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali.
“Rr. “Nazmi Mustafa”, Prishtinë 27.03.2019-11:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali”, thuhet në raportin i PK-së.
Burime të Koha.net kanë bërë të ditur se Alban Geci është nën masën e paraburgimit prej një muaj.