Pas një pune hetimore, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Sipas raportit policor, i dyshuari, mashkull kosovar, ka qenë në kërkim policor lidhur me këtë rast, transmeton Klankosova.tv.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.



