Prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, tha se dorasi tashmë është arrestuar.
“Ka ndodhë sot në mëngjes, ka vdekur personi, është një i dyshuar që është arrestuar, ka qenë brenda”, tha prokurori Berisha për “Betimi për Drejtësi”.
Vrasja në AKI u krye nga një punëtor i sigurimit
11:10 – Agjencia Kosovare e Inteligjencës ka njoftuar zyrtarisht për vrasjen që ka ndodhur sot në ambientet e kësaj agjencie.
“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media.
Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.
Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.