Arrestohet i forti i Tiranës, 23-vjeçari akuzohet për disa vepra penale

Policia e Tiranës, dhe konkretisht Komisariati i Policisë Nr 3, ka bërë të mundur kapjen e Armand Metës, 23 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij është bërë pasi ishte shpallur në kërkim në qershor 2016 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

23-vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’  për veprat penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Mësohet se Meta ka tentuar të vrasë me armë zjarri O. Gj. në qershor të këtij viti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme