Arrestohet Matteo Messina Denaro, bosi më i madh i Cosa Nostra
Ai është arrestuar pas më shumë se 30 vitesh nga shpallja në kërkim. Matteo Messina Denaro, bosi më i madh i Cosa Nostra, u arrestua nga karabinierët në një klinikë private në Palermo, ku ishte shtruar për kurim.
Denaro konsiderohej si trashëgimtari i “fronit” të mafias sicialiane, që prej arrestimit të Toto Riina-s në vitin 1993 dhe kalimit në izolim të plotë të mikut të tij, Bernardo Provenzano.
Denaro është djali i Don Ciccio-s, bos i degës së Castelvetrano (Trapani), aleat historik i korleonezëve.
Ai ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për dhjetëra vrasje.
© SYRI.net