Arrestohet në Iran mbesa e liderit suprem Ali Khamenei

Regjimi shtypës i revoltës paqësore të iranianëve që kërkojnë të drejta dhe liri nuk kursen askënd, aq sa në pranga përfundoni edhe mbesa e liderit suprem Ali Khamenei. Ky i fundit prej dy muajsh ka parë regjimin e tij të dridhet nga protestat e guximshme në çdo qytet.

Farideh Moradkhani, një aktiviste politike dhe e të drejtave të njeriut u arrestua në Teheran për mbështetjen e protestuesve të cilët vazhdojnë, pavarësisht qindra viktimave dhe mijëra arrestimeve, pas vrasjes së Mahsa Amini, e reja që vdiq në shtator ndërsa ishte në paraburgim nga policia se nuk kishte vënë si duhet hixhabin.

Sipas një postimi në Twitter të vëllait të saj, Mahmoud Moradkhani, gjithashtu një kundërshtar i regjimit që aktualisht jeton në Francë, gruaja 36-vjeçare “u arrestua dhe u dërgua në burg sot kur shkoi në prokurori për të kryer një urdhër gjykate”.

Inteligjenca e Gardës Revolucionare ka njoftuar se ka kapur edhe një shtetas iranio-britanik, i akuzuar si i përfshirë në protestat që Teherani gjykon të koordinohen nga jashtë për të destabilizuar vendin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme