Arrestohet në Itali shqiptari i dëbuar, me vete kishte dhe një sasi të madhe kokaine! Si e pikasën karabinierët

Një makinë policie ndaloi për kontroll një automjet i cili po lëvizte mbrapsht në Palse di Porcia, Itali, mëngjesin e djeshëm.

Në makinë ndodhej 1 shqiptar dhe 2 italianë, të cilët nuk kishin dokumente identiteti.

Në momentin e kontrollit, shoferi ka dhënë një mbiemër të ndryshëm nga ai i itj, duke thënë se kishte harruar lejen e drejtimit në shtëpi.

Ata u dërguan në komisariatin e policisë ku u bë i mundur dhe identifikimi i tyre.

H.M, lindur në Shqipërim ishte drejtues i mjetit, C.N lindur në provincën e Venedikut dhe banues atje, si dhe B.N lindur në provincën e Trevisos dhe banues në provincën e Pordenone.

Shqiptari në të vërtetë nuk kishte pasur asnjëherë leje drejtimi dhe kishte një urdhër dëbimi nga Italia, të lëshuar nga Zyra e Mbikëqyrjes së Triestes, i cili zgjat 10 vjet dhe skadon në qershor 2024.

Mosrespektimi i urdhrit të dëbimit i ka kushtuar arrestimin. Shqiptarit ju gjet edhe 90 gram kokainë në xhep.

Policia kontrolloi shtëpinë e tij në Fontanafredda, sipas mediave italiane. 

Shqiptari u arrestua për një sërë krimesh ndërsa C.N u akuzua për trafik droge.

Agjentët konstatuan gjithashtu se makina e përdorur nga i arrestuari ishte marrë me qira nga një 40-vjeçar nga Pordenone, i cili, i thirrur në komisariat, u gjobit pasi i kishte besuar mjetin nga pakujdesia një person pa licencë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme