Arrestohet në Mal të Zi ish-shefi i kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë

Raportohet se në pikëkalimin kufitar midis Malit të Zi e Serbisë, Dobrakovo, është arrestuar koloneli Radovan Aleksiq, ish-shefi i shërbimit të kundërspiunazhit të Ushtrisë së Jugosllavisë.

Mediat malazeze raportojnë se i njëjti dyshohet se kishte bërë përpjekje ta vrasë inspektorin policor Predrag Shukoviq, ish-shefin e Departamentit për luftë kundër krimit të organizuar të Drejtorisë së Policisë të Malit të Zi, dy muaj më parë në Podgoricë.

Ndërsa me  11 korrik ndaj Predrag Shukoviqit në qendër të Podgoricës ishin zbrazur disa plumba.