Arrestohet në Tiranë mjeku rus, si mashtronte për trafikun e organeve

Mjeku rus, Boris Wolfman, i dyshuar se drejtonte një klinikë të jashtëligjshme për trafikun e organeve në Kosovë është arrestuar në Tiranë.

Lajmin e raportojnë mediat italiane, sipas të cilave, mjeku ka qenë nën hetim. Sipas policisë, i ndaluari kishte dy kombësi, ruse dhe izraelite.

Nga hetimet dyshohet se organet shiteshin në tregun e zi në të gjithë botën, nga Kosta Rika në Turqi.

Personave që u merreshin organet, kryesisht veshka, u premtohej 15 mijë euro në këmbim të një veshke, por të shumtë janë shtetasit rus dhe nga vendet e tjera të ish – Bashkimit Sovietik që pas operacionit nuk morën asnjë qindrakë.

Klinika quhej Medicus dhe është mbyllur, ndërsa pronarët e saj janë dënuar me 8 dhe 7 vite burg.

Wolfman kishte arritur të shpëtonte. Mediat kanë raportuar se ai një vit më parë ishte arrestuar në Turqi, por ia hodhi pa u burgosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme