Në Shkup dje 12 aksidente, tetë të lënduar

Sakte.net / e Enjte 29 Shtator 2016 / 10:24

Policia e trafikut gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit ka kryer ekspertizë në gjithsej 12 aksidente komunikacioni, ku lëndime të lehta kanë pësuar shtatë veta.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore, ku lëndime të rënda trupore ka pësuar një shofer i automjetit për udhëtarë.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të bëra ndaj pjesëmmarrëve në komunikacion, nga ana e policisë rrugore janë zbuluar dhe sanksionuar një numër i madh i shkeljeve.

Janë sanksionuar dy shoferë, të cilët kanë lëvizur nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit dhe 18 shoferë kanë qenë pa leje qarkullimi, gjegjësisht me automjet të paregjistruar.

Janë hasur edhe 42 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt dhe 14 këmbësorë, të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, gjegjësisht kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special karrotrec, gjatë ditës së djeshme janë larguar 56 automjete, të cilët në masë të madhe e kanë penguar zhvillimin normal, si atë këmbësorik ashtu edhe atë motorik./MIA/