Arrestohet nënprefekti i Tiranës

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar arrestimin e 11 zyrtarëve të Hipotekës dhe ALUIZNI-t të Kavajës me akuzën e tjetërsimit të 36 hektarëve tokë në zonën e Spillesë, të cilën ia kanë kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm përmes falsifikimit të dokumenteve.

Drejtues të Hipotekës së qytetit sëbashku me disa zyrtarë të tjerë kanë ndryshuar zërin kadastral të një hapësire të madhe toke nga “ranishte” në “tokë arë”.

Ndërkohë mësohet se ndër personat, për të cilët është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” është edhe nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme