Arrestohet një 19 vjeçar në Ferizaj për lëndim trupor të një bashkëmoshatari

Stacioni policor në Ferizaj, sot në ora 03:00 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Besim Rexhepi’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.M (M.K) i moshës 19 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i shkakton lëndime trupore personit tjetër me inicialet E.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme