Sonte është arrestuar një inspektor policor me iniciale B.P. dhe miku i tij Aleksandar Vasilevski Ninxha, i cili dyshohet se ka gjuajtur deshmitarin kryesor në rastin Detonator, informon Gazeta Lajm. Sipas burimeve policore ata janë arrestuar në Autokomandë afër shkollës Stiv Naumov. Inspktori B.P. në momentin e arrestimit ka pasur një revole të mbushur, të cilën e ka poseduar pa leje, sepse revolja zyrtare i është marrë për shkak të dyshimit se ka qenë i involvuar te ngjarjet e 27 prillit.
(Foto Aleksandar Vasilevski Ninxha)