Arrestohet një person i dyshuar për grabitje të armatosur

Nga hetuesit policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.
Njoftimi i plotë i Policisë Rajonale:

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17..09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i janë grabitur një shumë e parave.

Puna e hetuesve policor, është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

> S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri:

> një Pistoletë e tipit CZ,

> dy karikatorë dhe

> dymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar Prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme