Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 25-vjeçarin nga Shkupi, për të cilin kishte urdhër-arrest kombëtar.
“Më 09.03.2022 në afërsi të Bit Pazarit në Shkup, policia nga SPB-Shkup ka arrestuar A.F.(25) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër-arrest për vuajtjen e dënimit me burg prej 1 viti e gjashtë muaj”, njoftojnë nga MPB.
Personi është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme.