Me datë 14.05.2024 në ora 16:30 në fshatin Dobrejci, Strumicë, zyrtarët policorë nga SPB Strumicë kanë ndaluar 45 vjeçarin D.K nga fshati Dobrejci.
“Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, u gjetën dhe sekuestruan marijuhanë, kanabisi dhe një peshore digjitale me mbetje marijuhane. Për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër personit do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB-ja.