Arrestohet ‘pasagjeri’ që vrau taksistin në Kavajë për t’i grabitur makinën

Një i ri 24 vjeç, Musa Saraçi, është arrestuar sot nga Policia si i dyshuari kryesor për vrasjen e taksistit 65-vjeçar Karriqi në periferi të Kavajës. Vrasja ishte kryer me thikë. Arsyeja duket se ka qënë grabitja, sepse pas vrasjes ai i ka marrë makinën viktimës, duke e shtyrë trupin e Karriqit jashtë.

Deklarata e plotë e Policisë

Rreth orës 9.00 të datës 14.12.2016, shtetasi Idriz Hysen Kariqi, lindur më 10.04.1951, Kavajë në vendin e quajtur sheshi para Spitalit Kavajë është prenotuar si taksi nga një person i paidentifikuar dhe pas këtij momenti ka humbur kontaktet me familjarët dhe të afërmit.

Në bazë të kallëzimit të familjarëve është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Idriz Kariqi dhe e mjetit të tij dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Kavajës.

Më datë 15.12. 2016 ora 22.00 në fshatin Greth të Njësisë administrative Kryevidh në anë të rrugës në disa shkurre është gjendur i vrarë me thikë shtetasi Idriz Kariqi.

Nga puna hetimore është identifikuar autori i kësaj ngjarje i cili është shtetasi Musa Saraçi 24 vjeç me banim në Gosë, Rrogozhinë. Po ashtu është gjendur dhe mjeti i viktimës, BENZ 250, targa KJ 6844 A, portabagazh i bardhë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme