Pas mesnatës të së enjtes dhe së premtes është arrestuar një burrë, i cili në cilësinë e dasmorit ka shkrepur disa fishekë në ajër me pistoletë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në një restorant në fshatin Shirokë të Suharekës, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari ka shtënë me pistoletë me gaz, ndërsa ka tronditur të pranishmit, ku një prej tyre edhe ka kërkuar ndihmë për veshë, në Urgjencën e Suharekës.
“Gjatë hetimit të rastit, policia e ka sekuestruar një pistoletë me gaz të llojit “Ekol Jacal Dual” e kalibrit 9mm. Pas intervistës, në konsultim me prokurorin e shtetit është vendosur që i dyshuari të ndalet nën masën e arrestit policor”, bën me dije policia.