Arrestohet për posedim kokaine shqiptari në Greqi, kishte fshehur kokainën në një… (DETAJE)

Policia greke ka vendosur në pranga një 32 vjeçar shqiptari pasi është kapur me kokainë. Ai është pikasur nga rojet bregdetare greke të cilat prej ditësh kishin informacion se i riu shqiptar posedonte një sasi të caktuar droge.

Nga hetimet e plota dhe përdorimi i informacionit që disponojnë punonjësit e Zyrës së Sigurisë pranë Autoritetit Qendror Portual Heraklion, rezulton arrestimi i një personi dhe konfiskimi i një sasie kokaine. Pasi kanë shfrytëzuar të gjitha informacionet në prani të Prokurorit, policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e 32-vjeçarit në Kaminia, shkruajnë mediat greke. 

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u konfiskuan 38 pako kokainë, me peshë totale rreth 17 gram. Sipas policisë greke, shqiptari e kishte fshehur kokainën në një arush pelushi në mënyrë që në rast kontrolli nga autoritetet të mos zbulohej lehtë./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme