Dy vëllezërit shqiptarë drejtonin gjithë rrjetin! Shkatërrohet banda e trafikut të drogës në Angli, burg për 5 anëtarët

Policia angleze ka shkatërruar një rrjet shqiptar të trafikut të drogës, ndërsa kanë përfunduar në burg 5 persona.

Të pesë anëtarët e rrjetit shqiptar të trafikut të drogës të cilët drejtoheshin nga vëllezërit Elegantin dhe Klerdi Alcani, ishin përgjegjës për prodhimin dhe shitjen e sasive të mëdha të kanabisit në të gjithë verilindjen e Britanisë së Madhe.

Vlera e kanabisit e sekuestruar kapte shifrën prej 60 mijë eurosh. Në shkurt të vitit të kaluar, drejtësia angleze nisi një hetim mbi grupin pasi pikasën lëvizjet e dyshimta të një makine në Axebridge Gardens në West End të Newcastle.

Kur oficerët e policisë iu afruan automjetit, gjetën shqiptarin Erdi Haldedën në sediljen e shoferit së bashku me bashkëpunëtorin Olti Gjoni dhe një çantë me gati 50 mijë paund cash, shkruajnë mediat britanike. 

Policia zbuloi se Haldeda nuk kishte licencë dhe as siguracion dhe makina në fakt ishte regjistruar në një adresë në Glasgow nën një bashkëpunëtore tjetër, Kayana Dodgson.

Haldeda dhe Gjoni u arrestuan dhe detektivët i morën në pyetje dhe më pas nisën hetimet. Një kontroll në adresën e Haldedas në Faraday Grove në Gateshead gjeti një numër rrënjësh kanabisi pas kontrollit në një pronë në Newburn, ku u sekuestruan 12.5 kilogramë kanabis dhe 15 mijë paund cash.

Vëllezërit Alcani u identifikuan shpejt si lojtarët kryesorë në zinxhirin e prodhimit të drogës së klasit B.  Ndërkaq, Dodgson u arrestua më vonë dhe banda e trafikut të drogës doli në gjykatën e Newcastle Crown, ku të gjithë u deklaruan fajtorë për rolet e tyre në rrjetin e drogës.

33 vjeçari Erdi Haldeda, u shpall fajtor vetëm për posedim të kanabisit si dhe drejtimin e mjetit pa licencë.

Haldeda u burgos për dy vjet e 6 muaj, ndërsa Gjoni u dënua me 12 muaj. Elegantin Alcani, 24 vjeç, u dënua me dy vjet burg për shkak të prodhimit të kanabisit, ndërsa vëllai Klerdi, 25 vjeç, u burgos me 6 vjet e gjysmë për shkak të prodhimit të kanabisit dhe posedimit të lëndës narkotike.  Dodgson u dënua me 9 vjet për prodhimin, furnizimin dhe posedimin e kanabisit./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme