Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur babë e bir.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.
Hoti ka thënë se i dyshuari e ka therur për vdekje babain dhe vëllain e tij.
“Personi i dyshuar, brenda familjes ka therur me thikë për vdekje vëllaun dhe babain e tij. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.