Është arrestuar Rade Trajkovski Shteklli, i cili dyshohet për tregti me drogë.
Shtekli ka udhëhequr grupin e mbi dhjetëra anëtarëve të cilët merreshin me mjete narkotike.
Shtekli, siç bëjnë të ditura burime nga MPB, është arrestuar teksa përpiqej të arratiset, në afërsi të një hoteli në rrethinë të Gjevgjelisë, teksa MPB janë në përpjekje për arrestimin e gjithë personave të përfshirë në grup.
Në lidhje me këtë aksion të policisë, një polici i është konfiskuar celulari pasi dyshohet se ka dhënë informacione që lidhet me grupet “Baron”, “Bellanoca”, “Gërçec” dhe Shtekllin.
Ai ka qenë i përfshirë edhe në disa përleshje mes narko-grupeve në Shkup dhe ndaj tij disa herë u bë atentat.