Arrestohet sërish Aleksandar Lazarov, i njohur me emrin Cuna, i dyshuar për trafikim me drogë

Gazetare: Albina Ramadani

Aleksandar Lazarov i njohur si Cuna, i cili ditë më parë u arratis nga stacioni policor në Koçan, është arrestuar sërish. Ai dyshohet për veprën trafikim të drogës. Pas arratisjes, ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest qendror dhe ndërkombëtar.

Më 14.07.2026, pas informacioneve operative për një person ndaj të cilit MPB kishte lëshuar urdhër-arrest qendror dhe ndërkombëtar, nga zyrtarët policorë të SPB Shkup -Sektori për Kërkime, u privua nga liria Aleksandar Lazarov 41 vjeçar nga Koçani. Për Aleksandar Lazarov ishte lëshuar urdhër-arrest me kërkesë të Gjykatës Themelore të Koçanit, si i dyshuar për veprën penale sipas nenit 215, paragrafi 1 të Kodit Penal”, thanë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Arratisja e tij nga stacioni policor shkaktoi reagime politike. LSDM-ja opozitare akuzoi Ministrin e brendshëm Toshkovski për dështim në sigurimin e të ndaluarit, duke ngritur dyshime për rrethana të dyshimta lidhur me arratisjen.

Nga ana tjetër VMRO DPMNE-ja përshëndeti aksionin policor për arrestimin e të dyshuarit duke thënë se MPB-ja tregon nivel të lartë dhe sjellje profesionale. /Alsat.mk

The post Arrestohet sërish Aleksandar Lazarov, i njohur me emrin Cuna, i dyshuar për trafikim me drogë appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme