Arrestohet shqiptari, ditën pronar lavazhi, por natën….trafik njerëzor

Një 36 vjeçar shqiptar, pronar i një lavazhi, është arrestuar ditën e sotme nga Policia Amerikan, i vënë nën akuzë për një sërë veprash penale si trafiku i qenieve njerëzorem, skllavëri dhe pastrim parash.

Në pranga ka rënë shqiptari Avion Elezi 36 vjeç, si dhe një grua 21 vjeçare, e dyshuar si partnerja e tij. Por “bosi” shqiptar ka paguar garancinë dhe ka fituar lirinë, të paktën deri në pranverë.

Sipas mediave amerikane, 36 vjeçari Elezi kishte një lavazh në Canterbury, në të cilin ishin punësuar rreth 15 persona, një pjesë e tyre nga Shqipëria.

Por nga hetimet e kryera ka rezultuar se Elezi, jo vetëm i keqtrajtonte dhe ishin të pasiguruar por i paguante edhe shumë poshtë vlerës minimale të standartit amerikan.

Elezi u arrestua pak ditë më parë pas një hetimi 2 mujor ndaj tij në shtëpinë e tij. Shqiptari është vënë nën akuzë edhe për trafik të qenieve njerëzore dhe pastrim parash.

Gjithçka ndaj tij nisi pas një kronike të televizionit Al Jazeera që lindi dyshimet e para për një aktivitet në shkelje të ligjit dhe të drejta të punëmarrësit në SHBA.

Arrestohet shqiptari, ditën pronar lavazhi, por natën....trafik njerëzor (Foto)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme