Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha ka rrëfyer për Gazetën Blic tërë ngjarjen se si ka ndodhur vrasja në këtë komunë.
Ai tha se kjo vrasje ka qenë aksidentale. Sipas tij, autori i dyshuar që e ka kryer vrasjen, 20 vjeçari, që ishte edhe nipi i të vrarit, aksidentalisht ka shtënë në drejtim të xhaxhit.
“Dje pasdite rreth orës 16:00, dy vëllezër e kanë marrë edhe nipin ose djalin e vëllait me vete dhe kanë dalë afër shtëpive me një livadh, që t’i provojnë dy pistoleta për të gjuajtur. Dhe pasi kanë gjuajtur këta me siguri i`a kanë dhënë pistoletën edhe djalit të vëllait, por ai i ri në moshë diku i vitit 96-të, është i lindur”, tha Haziri
Sipas tij, ai aksidentalisht e ka shkrepur revolen edhe e ka shkrep në drejtim të xhaxhait të tij. “Viktima ka fituar një plumb, e kanë dërguar menjëherë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, por plaga ka qenë shumë e rëndë dhe s’ka mundur të mbijetoj”, tregon Berisha.
Sipas tij, Policia e Prizrenit ka dal në vendin e ngjarjes i kanë kryer procedurat.
“Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe prokurori i rastit dhe kryeprokurori. Ai tha se janë konfiskuar dy pistoleta dhe disa fishekë, më duket 14 fishekë dhe pastaj është bastisur edhe një shtëpi edhe aty është konfiskuar një pushkë e gjuetisë. Kjo është përgjithësisht ngjarja, kufoma ka shkuar për autopsi, kurse i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit”, tha ai