Përfundon protesta e 111-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët e kanë mbyllur marshimin sërish poshtë zyrës së kryeministrit.
Pas marshimit në disa prej akseve të Tiranës, protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku zhvillohet çdo ditë protesta e tyre.
Në përfundim të marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama.
“Arrestoni Ramën!” dhe “Jep dorëheqjen!”, kanë brohoritur qytetarët poshtë zyrës së kryeministrit.
The post “Arrestoni Ramën!”- Përfundon marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mbyllin protestën e 111-të poshtë zyrës së kryeministrit: Jep dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



