“Bashkë për Çlirimtarët”/ Mbahet protesta e radhës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh

Qytetarët kanë nisur të mblidhen në Prishtinë në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ata u dënuan në shkallën e parë me gjithsej 81 vite burgim. Protesta e mbrëmjes është paralajmëruar të nisë në orën 21:00 në Prishtinë.

Qytetarët janë mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të dhënë në Hagë.

Një protestë e ngjashme është zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme, në orën 12:00. Tubimi i mbrëmjes pritet të vijojë me pjesëmarrjen e qytetarëve që kundërshtojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së.

Protestat vijnë pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

The post “Bashkë për Çlirimtarët”/ Mbahet protesta e radhës në Prishtinë kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen në shesh appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme