Paris Saint-Germaini ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Hakim Ziyech.
Reprezentuesi i Marokut do të jetë i huazuar te parisienët deri në fund të sezonit.
Në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni i blerjes, që nënkupton se Ziyech do të duhet të rikthehet te Chelsea pas përfundimit të sezonit aktual.
29-vjeçari me “Blutë” ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.
Për Hakim Ziyech interesim kishte shprehur edhe Milani, Juventusi, Roma, Leipzigu, Newcastle United dhe Evertoni.
PSG-ja ishte në kërkim të një sulmuesi anësor pas largimit të Pablo Sarabias, teksa tani pritet që vetëm ta zyrtarizojë Ziyechin në radhët e veta.