Arrijnë në Kosovë autobusët e rinj të Trafikut Urban

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se pjesa e dytë e autobusëve të rinj të Trafikut Urban kanë nisur të arrijnë në Kosovë.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se “me vullnet ia dalim çdo sfidë e me dashni për Prishtinën tejkalojmë çfarëdo smire”.

21 autobusët tjerë ishin paralajmëruar që të ishin në kryeqytet qysh më 1 shtator, ndërsa së fundmi Lulzim Rexhepaj, i pari i Trafikut Urban ka thënë për KTV-në se ata do të nisin qarkullimin nga 1 tetori.

Më 17 shkurt të vitit të kaluar, u patën lëshuar në qarkullim 30 autobusët e parë, ndërsa ardhja e pjesës së tjetër nga fabrika e IVECO-s në Çeki, pati mbetur peng i dy kushteve.

Sot gjatë ditës për vonesën e autobusëve kishin reaguar anëtarë të Vetëvendosjes.

Arbër Zaimi nga kjo parti kishte thënë se Ahmeti nuk u morr me autobusët sepse s’ishin fitimprurës si Ndërmarrja Publike Banesore.

“Vijnë lajmet se Shpend Ahmetit po i vonohen autobusët e premtuar. Kjo nuk e gëzon askënd, sepse këta autobusë i duhen qytetarëve. Flitet se arsyeja është pamundësia e ndërmarrjes së transportit publik për të paguar kredinë. Çka është për të ardhur keq, Shpend Ahmeti nuk u mor me ndërmarrjet publike të cilat janë në borxhe e që performojnë keq, por u mor me ndërmarrjen banesore, të vetmen që performonte mirë dhe dilte me fitim? Pse? Se aty drejtonte Lëvizja, dhe siç po del nga sondazhet edhe votuesit e PSD problemin më të madh e kanë me Lëvizjen… Por edhe se ndërmarrja banesore menaxhon lokale me mundësi të madhe fitimi, e PSD-ja tash fokus e ka marrjen në kontroll të atyre lokaleve. Po të kishin qenë autobusët fitimprurës si lokalet e NPB-së, moti ishin interesuar dhe për transportin publik PSD-ja e Shpendi”, ka shkruar Zaimi në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme