Arsene Wenger beson se Arsenali do të shpallet kampion në Angli sezonin e ardhshëm

Wenger beson se Arsenali do të shpallet kampion në Angli sezonin e ardhshëm.

Arsene Wenger beson se Arsenali do të shpallet kampion në Premierligë sezonin e ardhshëm – 2023/24.

Trajneri legjendar i skuadrës londineze ishte i ftuari i nderit në skenën e “Tour de France” të së dielës në Alpe, Ai dha një intervistë për “Eurosport”, ku mes tjerash foli edhe për Arsenalin, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam mik me Christian Prudhomme (CEO i Tour de France) dhe ai më ftoi ta shikoja nga brenda. Është paksa si të hysh në dhomën e zhveshjes së një ekipi futbolli”, tha fillimisht francezi.

Tutje, 73-vjeçari foli për shanset Arsenalit për t’u përmirësuar nga sezoni i fundit, të cilin e mbylli si nënkampion. Ai u shpreh i bindur se ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta do të kurorëzohet me titull.

“Besoj se do ta fitojmë kampionatin, është kaq e thjeshtë. Kam më pak dyshime për Arsenalin sesa për çiklizmin sot”, tha Wenger.

“Topçinjtë” nuk e kanë fituar titullin e kampionit në Angli që nga sezoni 2003/04, kur trajner i tyre ishte Arsene Wenger.

Sezoni në fjalë vazhdon të mbahet mend për faktin se Arsenali ishte shpallur kampion pa asnjë humbje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme