Arsimtari Emin Denjalli: Punësimet në arsim i bëjnë selitë partiake

Sot në “Ftesë në studio” ishte i ftuar arsimtari Emin Denjalli i cili me moderatoren Xhemazije Rizvani folën për mbylljen e shkollave në zonat rurale dhe gjendjen e arsimit sot. Duke qenë se arsimtari Emin ka punuar mbi tre dekada në arsim, fatkeqësisht pensionimin nuk do ta kryej në shkollën e fshatit Veshallë pasi asaj në dhejtorin e kaluar kur u shpërngul dhe nxënësi i fundit ia vunë çelësin.

Në mungesë të vendimit të punës tashmë arsimtari Emin detyrohet të shkoj në shkollën e fshatit Bozofcë deri sa të pensionohet. Shkakun për mbylljen e shkollës ai sheh migrimin si edhe kushtet e rënda, pasi nuk kishin rrugë të kalueshme për njerëzit dhe arsimtarët që detyroheshin të kalojnë mes përmes fshatrave tjerë.

” Tani rrugë kemi, por s’ka kush të ec nëpër to, shkollë kemi, por nxënës jo” – u shpreh ai.

Me keqardhje u shpreh se arsimi nuk ka një plan për të nxjerr kuadrot që i duhen, por nxjerr kuadro të panevojshme dhe më pas detyrohen të largohen nga vendi pasi nuk gjejnë punë. Ai tha se punësimet tash nuk i bëjnë këshillat shkollorë, por selitë e partive politike duke u dhënë përparësi militantëve, ose anëtarëve të partisë. Ai po ashti shprehi keqardhje për një nxënësen e tij e tila me gjithë kualifikimet e nevojshme, sërish rri e papunë. Mes tjerash ai the se këtu te ne në arsim nuk i gjejnë punës njeri, por njeriut i gjejnë punë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme