Arsyetimi qesharak i AAK’së për mosmiratimin e dorëheqjës së Kuçit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vendosur që të mos e aprovojë kërkesën e deputetit Blerim Kuçi për dorëheqje, transmeton Gazeta Metro.

Ndonëse ky i fundit ka bërë vet kërkesën, kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk e ka aprovuar atë, pasi që sipas tij, nuk është në rregull t’i lënë proceset në gjysme.

“Dega në Suharekë ka pasur mbledhjen e radhës dhe ata kanë qenë kundër vendimit të Blerim Kuçit, dhe unë jam detyruar mos t’ia pranoj”, ka thënë ai.

Sidoqoftë, Kuçi ditë më parë kishte thënë se e ka bërë kërkesën në Grupin Parlamentar të AAK’së, dhe se menjëherë në mbledhjen e ardhshme, Kryesia do të merret me këtë çështje.

Ndryshe, deputeti më 23 janar të vitit të kaluar kishte deklaruar se nëse deri në fund të vitit 2018 nuk bëhet liberalizimi i vizave për Kosovën, ai do të japë dorëheqje nga posti i deputetit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme