Ish-kryeprokurorja Arta Marku ka marrë miratimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për të vazhduar garën për një vend në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar ditën e djeshme është marrë në shqyrtim edhe kandidatura e Genti Ibrahimit, ish kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Përsa i përket Ibrahimit, KLP nuk ka ende një vendim pasi figura e tij po verifikohet.
Marku do të kandidojë për vakancën e shpallur nga institucioni i kreut të shtetit, ndërkohë që deri më tani është skualifikuar nga gara kandidatja Elida Take.
Arta Marku u emërua kryeprokurore e Shqipërisë në 18 dhjetor të vitit 2017, detyrw tw cilwn tani e mban Olsian Çela. Ajo është diplomuar në shkollën e magjistraturës në vitin 2001.
Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.
Arta Marku u diplomua në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zëvendës drejtuese deri në 2016.
Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja./GSH



