Procedohet 68-vjeçari në Vlorë, kërcënoi një person me çifte dhe ia çau gomat e makinës!

Një 68-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë në Vlorë, pasi ka kanosur me armë zjarri një 37-vjeçar dhe ia ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit.

Sipas policisë, veprimet kriminale 68-vjeçari me iniciale Z. M., i ka kryer pas një konflikti për motive të dobëta.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri çifte, të cilën e posedonte me leje, shtetasin B. H., 37 vjeç, si dhe i ka dëmtuar me sende të forta gomat e automjetit”, njofton policia. /GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme