Arta shpërthen në lot pas surprizës me dron, Stresi thotë “se ishte i nevojshëm ky sinjal nga jashtë”.
Gjatë ditës së sotme një surprizë nga jashtë ka ardhur enkas për banoren e Big Brother VIP Kosova, Artën.
Kësisoj, në oborrin e shtëpisë së “Vëllait të Madh” ka rënë një dron me porosi për Artën, çka bëri që banorët e tjerë të brohorasin fort, ndërsa e emocionuar mbeti edhe vetë aktorja.
“Zoti ju bekoftë, ju dua shumë vetëm që ju ka shkuar në mendje”, ka thënë Arta.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Stresi, i cili ka thënë se një sinjal i tillë ishte i nevojshëm për Artën.
“Arta është e fortë, vështirë është me ia pa lotin, vetëm për arsye të forta. Vërtet ka pasur nevojë për një sinjal të tillë. Nuk i ka vetëm dy mijë ndjekës, por i ka 200 mijë”, ka thënë Stresi.