Artan Grubi e gënjeu ambasadorin sllovak!

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë, Ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, z. Martin Bezak.
Sipas komunikatës zyrtare, Grubi dhe Ambasadori Bezak bashkëbiseduan rreth situatës së re të krijuar në vend, anëtarësimin e vendit në Strukturat EuroAtlantike, fqinjësinë e mirë, barazinë gjuhësore dhe reformat.

“Deputeti Grubi e njoftoi Ambasadorin Bezak rreth miratimit unanim të Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE si bazë për reformat sistemore. Grubi ftoi autoritetet sllovake që të ndihmojnë në heqjen e kushtëzimit në rekomandimin për hapje të negociatave dhe të ndihmojnë rrugën tonë drejt NATOsë. Grubi dhe Bezak gjithashtu diskutuan edhe për mënyrat e ndihmesës së ndërsjellë edhe mbështetjen sllovake për reformat si dhe për ligjin për gjuhën”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe vazhdon të jetë pezull. Ndërsa, ndonëse Bashkimi Demokratik për Integrim ka pasur gjatë gjithë kohës në dispozicion postin e zëvendëskryeministrit për çështjet evropiane, Maqedonia nuk ka bërë asnjë hap në këtë drejtim, përkundrazi, raportet e ndryshme ndërkombëtare e paraqesin atë si një shtet që ka ngecur në rrugën e integrimeve evropiane./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme